Rritja e ekonomisë shqiptare do të nxitet nga sektori i turizmit. Hilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore në Shqipëri theksoi se ecuria gjatë këtij viti pritet të jetë në nivelin e 3.3% pothuajse në të njëjtin trend me atë ët vitit të kaluar.Por pavarësisht kësaj Banka Botërore vuri theksin në rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare në mënyrë që të sigurohet rritje më e lartë e ekonomisë.
Pavarësisht se inflacioni në vend ka dy muaj që është nën objektivin e vendosur prej 3% , Banka Botërore nuk rekomandon ndërhyrje për të ulur normën bazë të interesit. Theksohet se kursi i kembimit ka pasur rol kryesor në uljen e nivelit të inflacionit.
Ndërhyrja në tatimin e pagave të larta është vlerësuar pozitive por kërkohet kujdes në ndikimin që mund të sjellin në të ardhurat në buxhet.
Mbështetja për Ballkanin Perëndimor pritet të jetë një shtysë për rritjen ekonomike të vendeve të rajonit./