Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK, me qëllim që të ngrihet sa më shpejt një sistem i ri i drejtësisë në Shqipëri.

Vonesat e krijuara, me sa duket vijnë edhe nga hezitimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve para tymnajës që ngre politika dhe media mbi aplikantët për në organet e drejtësisë së re.

Por në letrën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara thuhet:

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.

Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu- shkruan ambasada.

Vertas.com.al/