Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera në dy ditët e ardhshme për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.
Tani e gjithë vëmendja do të jetë nga Gjermania dhe shqiptarët presin një dhuratë nga “panterat”.
S janë kombinimet dhe si mund të kualifikohet Shqipëria?
GRUPI C
Gjermania me 4 pike luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut me 3 pike dhe do te duhet te paktën një fitore 4-0 e gjermaneve qe Irlanda te ketë një golavarazh me te keq se Shqipëria. Ndërsa ne ndeshjen tjetër duhet nje fitore ose te paktën barazim i Polonisë me 4 pike me Ukrainën qe s’ka asnjë pike.
GRUPI D
Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kane njëra 6 dhe tjetra 4 pike. Sido qe te dale ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë. Me interes është ndeshja tjetër mes Çekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre ne rastin më të mirë dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë 1-0.
GRUPI E
Italia me 6 pike luan me Irlandën e vendit te fundit dhe një fitore e axurrëve ose një barazim do ti vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pikë. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgeve ose një barazim.
GRUPI F
Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pike dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezeve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë.