Koment nga: Veritas/

Është dashur  veç një simbol ‘ kombëtar’  për të nisur luftën mes dy palëve politke, mes PD dhe PS. Një shqiponjë ‘ që flutori’  nga piedetali e Dogana, ka hapur debat të madh që rrzikon edhe pezullimin e punimeve të rrugës në Unazën e Madhe në Tiranë. Duket se jemi në periudhën e nacional- komunizmit kur ‘ shqiponjat fluturojnë lart’  dhe populli gëzon me kaq.

Alegoria nis me një gjetje poetike të Ismail Kadaresë gjatë sundimit të diktaurës komuniste, kur shkroi pemën- himn ‘ Shqiponjat fluturojnë lart’ . Atëherë nuk ksihte ‘ zot’ që ndalonte fluturimin e shqiponjës atdhetare që kishte emëruar Partia; ndërsa në këtë epokë lirie mud të ndodhë edhe ndryshe: Një shqiponjë një- dimensionale, në formën e monumentit, ishte vendosur në një piedestal në hyrje të Tranës në një shesh që herë quhej ‘ Doganë’ e herë ‘Shqiponja’.  Një amalgamë tipike për të përfaqësuar epokën e tanishme kur ‘ dogana’- dmth tregu i lirë dhe ‘ shqiponja’- dmth nacionalizmi janë gërshetuar kaq fort.

Por shqiponjën një- dimensionale te ‘Dogana’, kryeministri Rama e ka quajtur ‘ një vulgaritet i ngritur në monument’. Në fakt shumë fëmijë kur kalonin pranë monumentit pyesnin se si mund të qëndrojë shqiponja ‘ petashuqe’.

Kur u ngrit ‘ Shqiponja’  ndodhej në opushtet PD e cila nuk është dalluar kurrë për një qeversije me shije artistike, por për një ‘ nacionalizëm’ açik. Ishte viti 2012, vit i shpalljes së Pavarësisë dhe një familje shipatre nga Maqedonia i dhuroi shtetit shqiptar këtë shqiponjë në beton. Ky fakt i ka shtuar më shumë benzinë zjarrit të patriotizmit, PD po thërret se ‘qeveria ka vënë dorë mbi një akt patriotik të shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë’.

Të dy palkët politike po përplasen fuqishëm pas vendimit të qeverisë për të zhvendosur ‘ shqiponjën’  nga vendi ku do të kalojë Unaza e Madhe.

Projekti i “Unazës së Madhe” do të prishë një sërë ndërtesash dhe shtëpi banimi nga “Pallati me Shigjeta” deri tek sheshi “Shqiponja”. Nga ky projekt është prekur edhe statuja e Shqiponjës, e cila ishte vendosur me kontributin e vëllezërve Destani në sheshin me të njëjtin emër për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Gjatë ditës së djeshme, simboli i shqiponjës u hoq dhe në vend të saj do të ndërtohet një mbikalimi, i cili është parashikuar që do të zgjidhë problemin e trafikut. Kur kanë kaluar  6 vite nga inaugurimi i saj, sot zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shpërndarë momentin e inaugurimit  me anë të një video në rrjetin social “Facebook”.

Duke dënuar aktin e largimit të shqiponjës, Zhupa shkruan se Rama bashkë me oligarkët po shkatërrojnë historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas saj,  në vend të simboleve po ndërtohen kulla, të cilat përdoren më pas për të mbushur xhepat e një grupi të ngushtë njerëzish.

Postimi i Bashës në Twitter:

Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.

Menjëherë ka reaguar kryeminsitri Rama.

Statusi i plotë i Ramës:

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Allan Poe-s! Më në fund.

Prapë Basha i PD:

“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkruan Basha në “Tëitter”.

Reagon Rama:

Në  reagimin e dytë, Rama shkruan se :“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist “, shprehet Rama në “Tëitter”.

Veritas.com.al/