Detaje të reja kanë dalë nga zbulimi i shtëpisë së barit dhe arsenalit të armëve në Shijak.

Burime konfirmojnë për “Euroneës Albania” se nën hetim janë dhe dy punonjës të OSHEE-së dhe disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për elektriçistin Hamdi H. 55 vjeç dhe faturisti i zonës së Xhafzotajt, Roland V. 32 vjeç.

Punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë kontrollit në zonë është konstatuar dhe një lidhje e paligjshme e energjisë në godinën 4-katëshe të vëllezërve Krasniqi, fakt ky i paraportuar nga dy punonjësit.

Gjithashtu, blutë e Durrësit po mbajnë nën vëzhgim edhe disa persona të tjerë, me të cilët kishte lidhje dhe komunikim me Fredi Krasniqi, 46-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme në flagrancë në shtëpinë e tij.