Nga: Tamara Mathias, Manas Mishra(Reuters)

Enti Rregullator i shëndetësisë i SHBA miratoi të hënën trajtimin e epilepsisë me Plc të shoqërisë  Pharmaceutike GW , duke e bërë atë ilaçin e parë me bazë kanabisi për të fituar miratimin në vend dhe hapjen e porteve për më shumë kërkime në vetitë medicinale të kanabisit.

Aprovimi i ilaçit lejon përdorimin e tij në pacientët e moshës dy vjeç e si për me sondomë Dravet (DS) dhe sondomë Lennox-Gastaut (LGS), forma të rralla te epilepsisë që ne fillimet e fëmijërisë që janë ndër më rezistentet ndaj trajtimit.

“Ky aprovim shërben si një kujtesë se avancimi i sigurt I programeve të zhvillimit që vlerësojnë si duhet përbërësit veprues që përmbahen tek marijuana mund të çojnë në terapi të rëndësishme mjekësore”, tha komisioneri i ushqimit dhe medikamenteve, Scott Gottlieb.

Ilaçi, Epidiolex, përbëhet nga cannabidiol (CBD), një nga qindra molekula të gjetura në bimën e marihuanës dhe përmban më pak se 0.1 për qind të tetrahydrocannabinol (THC), komponenti psikoaktive që i bën njerëzit “high”.

GW Pharma kultivoi kanabisin e saj ne shtëpi prej xhami të specializuara në Mbretërinë e Bashkuar për të siguruar uniformitetin në përbërjen gjenetike të bimëve, të cilat pastaj përpunohen në një solucion të lëngshëm të CBD.

Megjithëse THC mund të nxisë paranojë, ankth dhe halucinacione, CBD ka efekt të kundërt dhe është cituar nga shkencëtarët si një trajtim potencial për çështjet e shëndetit mendor.

Ndërsa përkrahësit e legalizimit të marihuanës thonë se vendimi është një hap në drejtimin e duhur, bizneset që varen nga kjo bime duhet të luftojnë me ndalimin nga qeveria federale për përdorimin e saj.

Bazuar në potencialin qe ka për abuzim, Administrata e Përdorimit të Medikamenteve (DEA) kategorizon kimikatet në pesë lista apo tabela, nw substanca  si marihuana dhe heroina – qe konsiderohen më vdekjeprurëse dhe nuk konsiderohen të kenë përfitime mjekësore.

Si rezultat, lancimi i Epidiolex mbetet në diskrecionin e DEA, i cili tani duhet të vlerësojë ilaçin dhe të konsiderojë riklasifikimin e tij si një substancë që ka veti mjekësore kuruese, në mënyrë që të lejojë GW të fillojë shitjen e tij.

GW tha se pret që riklasifikimi të ndodhë brenda 90 ditëve. Kompania ende nuk ka caktuar një çmim për ilacin dhe tha se do të punonte me sigurimet për të garantuar që ilaçi do të mund te mbulohej nga planet shëndetësore.

Veritas.com.al/