(Pavarësisht kërcënimeve të raportuara kundër ishullit Guam, Americkanët mund të “flenë qetësisht”, tha Rex Tillerson)/
Sekretari i Mbrojtjtjes i Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis i ka thënë Koresë së Veriut që të shmangë veprime që mund të të sjellin ” fundin e regjimit të vet dhe shkatërrimin e popullit të Koresë”
Shefi i Pentagonit gjithashtu tha se Pheniani mund të vihet “në një luftë brutale të pakrahasueshme” nëse vepron kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.
Paralajmërimi i kobshëm erdhi një ditë pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi Korenë e Veriut me “furi zjarri”.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson ka kërkuar që të sigurojë Amerikanët se nuk ka ndonjë rrezik eminent.
Të Mërkurën zoti Mattis me një fjalor të fortë i bëri thirrje Phenianit që të ndalojë programin e armatimit.
Veritas.com.al/