Shtetet e Bashkuara del nga organizata kulturave e OKB, Unesko, duke e akuzuar si “anti- izraelite”.
Agjencia është e njohur për projektimin e qendrave të trashëgimisë botërore, siç është edhe Palmyra në Siri dhe kanionet e mëdha të Shteteve të Bashkuara.
Departamenti i shtetit tha s mund të vendosë një vëzhgues për misionin e organizatës me qendër në Paris dhe të largojë përfaqësuesit.
Kryetare e Unesko-, Irina Bokova tha se tërheqja ishte një çështje e një “keqardhjeje të thellë”.
Tërheqja e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara përfaqëson një humbje për ‘familjen OKB” dhe për multikulturalizmin, tha zonja Bokova.
Në vitin 2011 Shtetet e Bashkuara anuloi kontributin e saj në buxhetin e UNESKO-s si protestë që UNESKO i dha anëtarësi të plotë Palestinës.
Tërheqja e Shteteve të bashkuara gjithashtu është e motivuar nga dëshira për të kursyer paratë- shkruan revista Foreign Policy.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kritikuar atë që e ka quajtur kontribut disproporcional nga SHBA te OKB. Kontributi i SHBA mbulon 22% të buxhetit të rregullt të OKB dhe 28% të paqeruajtësve të OKB.
Veritas.com.al/