(FOTO: Dana Rohrabacher, kongresmen)/ 

Me gjithë thëniet konspiracioniste të përhapura me qëllim të keq pas fitores së Trump, sikur Amerika nuk e ka ë vëmendjen në Ballkan e në Shqipëri, e vërteta po rezulton krejt e kundërt.

Edhe sot në një prej festave më të mëdha të demokracisë në Shqipëri, revoltën e popullit kundër korrupsionit dhe arrogancës së qeverisë, Shtetet e Bashkuara është me vëmendje të plotë. Që mbrëmë, Kongresmeni Republikan Dana Rohrabacher (R-CA) i ka shkruar një letër kryetarit të PD që po udhëheq edhe lëvizjen popullore kundër krimit të qeverisë. Në letrën e zotit Rohrabacher thuhet:

“I dashur Lulzim,

Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.

Përzemërsisht,

Dana Rohrabacher”

Kongresmeni Rep. Dana Rohrabacher (R-CA) është kryetar i Dhomës së Punëve të Jashtme dhe kryetar i nënkomitetit mbi Europën, Euroazinë dhe për Rreziqet e Emergjencës.

Zoti Dana Rohrabacher ka qenë shumë prezent në rajonin ballkanik gjatë krizës së fundit mes Serbisë dhe Kosovës. Ai është një vëzhgues dhe njohës shumë i mirë i çështjes shqiptare dhe në Ballkanin Perëndimor.

Që në virtin 2013 (qershor) zoti Rohrabracher ngriti çështjen e financimeve korruptive e të paligjshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në favor të Obamës me qëllim përfitime politike. Më 14 qershor 2013, zoti Rohrabracher i shkruante një letër Kongresit Amerikan dhe Prokurorit të përgjithshëm, ku kërkoi investigim të menjëhershëm mbi skandalin.

Në eventin e San Francisco “Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë pozoi me Obamën për një foto, duke përdorur biletën e të shoqes që nuk u paraqit…”. Më poshtë ai shpjegon se një pronar agjencie limuzinash, Bilal Shehu kishte paguar biletën e Ramës prej 80 mijë dollarë për në favor të Obamës.

“Njerëz me kombësi të huaj si Rama janë të ndaluar të kontribuojnë për fushatën zgjedhore në Amerikë”, shkruan Rohrabacher në letrën për Kongresin dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Por më poshtë ai shton se “kjo është skema për të ndikuar mbi zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri”.

/Veritas.com.al/