Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe shtete të tjerë Europiane kanë njohur zyrtarisht liderin e opozitës, Juan Guaidó si president i përkohshëm i Venezuelës.
Kjo vjen pasi Presidenti Nicolás Maduro hodhi poshtë përfundimisht afatin e caktuar nga BE ditën e Diele për të thërritur zgjedhje të reja.
Zoti Guaidó e ka shpallur veten lider i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi menjëherë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Rusia- një mbështetës i zotit Maduro – ka akuzuar BE-në për ndërhyrje në punët e Venezuelës.
Gjatë presioneve mbi Maduro-n për t’u larguar nga pushteti, ai tha se në këtë rast nuk mund të menaxhohet një luftë civile.
Gjatë një interviste në TV ai paralajmëroi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund ta lërë Shtëpinë e Bardhë “me njolla gjaku’.
Rivali i tij, Juan Guaidó tha të Dielën se mund të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të shpërndarë ndihma humane për Venezuelasit.
Veritas.com.al/