Abu Omar al-Shishani, të cilin Pentagoni e ka quajtur si “ministër i luftës” i Shtetit Islamik, është vrarë në një betejë në qytetin Shirqat të Irakut, në jug të Mosulit, sicc njofton një agjenci lajmesh që mbështet grupin militant.
Pentagoni ka deklaruar që në muajin mars se Shishani ishte vrarë në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara, por kjo është hera e parë që vetë grupi konfirmon vdekjen e tij.
Reuters nuk mundet qe ne mënyrë te pavarur të verifikojë njoftimin e agjencisë së lajmeve Amaq, të cilën Shteti Islamik e përdor rregullisht për raportime dhe që ka mohuar njoftimin Pentagonit në Mars për vdekjen e Shishanit.
Mbështetësit e Shtetit Islamik shkëmbyen vlerësime dhe notat ngushëllimi në mediat sociale, duke përfshirë foto,d he kanë premtuar se do të ketë ofensivë të re në nder të tij.
Zyrtarët në Pentagon thanë se janë të bindur mbi raportimet e të Mërkurës, por as mund ta konfirmojnë e as mund ta mohojnë.
Hisham al-Hashimi, një ekspert i sigurisë në Bagdad, i cili këshillon qeverinë e Irakut, tha se burimet nga Shirqat konfirmojnë se Shishani është vrarë bashkë me disa militantë të tjerë.
Forcat e Irakut po avancojnë në drejtim të Mosulit, qyteti më i madh që ndodhet nën kontrollin e Shtetit Islamik. (Sipas Reuters)