Pas operacionit të madh të Policisë së Shtetit për kontrolle në godinat e kampit në Manëz, policia ka vendosur një patrullë në hyrje të kampit për të patur nën kontroll të gjithë personat që qëndrojnë në kamp.
“Një patrullë policie e mbështetur nga një grup i forcave të ndërhyres së shpejtë është vendosur në hyrë të kampit në Manëz”
E njëjta procedurë ndodh edhe për personat dhe mjetert që dalin nga rrethimi dhe lëvizin jashtë ambienteve të kampit.
Edhe për personat që furnizojnë me ushqime apo kryejnë punime në ambienetit e kampit, ku qëndrojnë rreth 2500 muxhahedinë, policia rregjistron të dhënat e tyre dhe më pas jep lejen për të hyrë në kamp.
9 ditë më parë Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ushtruan kontrolle për sulme kibernetike në dëm të Iranit.
Gjatë operacionit të kontrolleve, efektivët e policisë hasën në rezistencën e banorëve të kampit ku mbetën 15 efektivë të plagosur si dhe disa rezidentë të kampit MEK.
Prokuroria e posaçme ka nisur hetime ndaj anëtarëve të kampit Mekpër disa vepra penale, nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” të gjitha këto tëe kryara në kuadër të grupit të sturktuarr kriminal.