Nga: Ndoc Bushgjoka/
Mu kujtua se diku Noli citon At Panon e Gjirokastrës, qe thoshte se ” Shqipëria u be qe te pëlcasin shqiptarët. “.
Dhe thënie me te vërtetë s’mund te thuhet për shqiptaret.
Me kujtohet kur isha fëmijë. Ishte feste. Ditëlindja e Zojes se Bekueme. Aty me një sahat dite, kërcet pushka dhe del zani:
– Alarm. Ishte alarm për thirrjen e rezervisteve ne stërvitje!.
Ishte bere me qellim qe te mos festonin dot.
Jeta e shqiptareve u kalit me 25 dite zbor, pune angari, derisa u shpall se njerëzia duhej te hynin ” vullnetarisht ” ne kooperativat bujqësore, do te dorëzonin bagëtinë, dhe prona duhej te zhdukej ” deri ne venitje”.
Secili duhej te rrinte gojëmbyllur, te qethej e pakta dy here ne muaj, te zbatonte çdo urdhër qe jepnin ca jeniçerë injorante, pasi betoheshin njëqind here ” për ideal te partisë se punës se Shqipërisë “. Çdo gjë ngjante me nje lejfenizem tragjikomik.
Pastaj erdhi triskëtimi. Periudha me e erret dhe me e ndyre e atij regjimi.
Por si ne te gjitha dramat tragjike, vitet ‘ 90-te sollën kaotizmin, peshtjellimin, grabitjen dhe lesheline e gjithckaje. Puna e grumbulluar nga shteti për afro 50 vjet u mor nga rrugaçet, kriminelet dhe gangsterët poltike. Populli sic thote At’ Zef Pllumi ” nuk u pyet as për osh, as per balosh “.
Gjirizi pjell gjirizin. Farsa ” demokratike ” polli ’97-en.
Pastaj te tjerët i dini se janë te freskëta.
Dhe për ti vene kapak ” mirësisë”, ja ku kemi qeverinë e Rilindjes.
Dhe disa te huaj çuditen pse shqiptaret e duan shtetin e tyre aq sa duan zjarrin ne sqetull e si kripen ne sy.
Sepse shteti i shqiptareve është ngritur dhe funksionon për te keqen e shqiptareve, me sfurkun ne sytë e popullit, grabitje dhe mashtrim.
Veritas.com.al/