
Shtyhet për të dytën herë seanca paraprake në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.
Ky i fundit ka paraqitur raport mjekësor për gjendjen e tij, çka ka sjellë shtyrjen e seancës në Gjykatën e Posaçme.
Asllan Dogjani akuzohet nga SPAK për veprën penale deklarim i rreme i pasurisë. Seanca u shty për 10 janar 2025.