Seanca për gjykimin e Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci” është shtyrë për në datën 9 Maj, ora 14:00.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e Prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet përfundimtare.
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet me drejtësinë për çështjen “Gërdeci” për të dytën herë pas 14 vitesh. Gjykata e Posçme ka vendosur që të pranojë kërkesën e SPAK dhe të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Mediut.
Ai akuzohet për dy vepra penale Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim dhe Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Në Shtator të 2021, Gjykata e Poscme e Apelit vendosi që të rihapte çështjen për Fatmir Mediun. Togat e zeza në atë kohë theksonin në vendim se Mediu nuk është gjykuar asnjëherë për çështjen “Gërdeci”. SPAK ka edhe një tjetër porcedim të ndarë për tragjedinë në Gërdec për të cilin vijojnë hetimet. Çështja ndaj Mediut u mbyll më 14 Shtator 2009 në Gjykatë të Lartë kur ai u ri-zgjodh deputet.
Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 Mars të 2008, nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën afro 300 të tjerë.