Në Gjykatën e Elbasanit është shtyre seanca në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahirit, i cili ka kërkuar ulje të dënimet me 1 vit e 6 muaj burg.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi, raporton se shkak për shtyrjen është bërë kërkesa prokurorit të çështjen, i cili ka kërkuar më shumë kohë pëe t’u njohur me detajet e dosjes, që pa paraqitur pala mbrojtëse e Saimir Tahiri.
Ky i fundit pretendon se e ka kryer 1.5 vjet nga dënimi gjatë periudhës ku ka kryer shërbimin provës.
“Shtyhet seanca ndaj ish ministrit, dhe shkak është bërë kërkesa e prokurorit të çështjes pasi ai ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me detajet e dosjes voluminoze që ka paraqitur në seancë avokati mbrojtës i z. Tahiri. Saimir Tahiri i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi, përkatësisht me 1 vit e 6 muaj. Ai pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës, ka kryer edhe 1.5 vjet nga dënimi, i cili i është vënë nga Gjykata e Apelit. Do jetë gjyqtari Elton Frashëri, i cili do të vendosë nëse kërkesa ish-ministrit do të pranohet apo do të refuzohet. Seancat e deritanishme për ish-ministrin nuk janë zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit”, raportoi gazetarja