( FOTO: Pas shpërthimit shtyllës i ka ngelur vetëm një pjesë e këmbës)/

Zona e Fushë- Krujës ka qenë ‘historikisht’ zona e betejave kundër shtyllave elektrike të tensionit të lartë, sipas përkatësive p[politike në opozitë apo në pushtet.

Sot në mëngjes ndodhi përsëri që ‘atentatorët’ e shtyllave të manifestojnë besnikëri politike.

Policia e Fushë Krujës reagon dhe jep sqarimet e para për tritolin e vënë tek njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë 400 KË e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren.

Policia sqaron se punonjësit e OST kanë konstatuar sot pranë fshatit Krastë, Thumanë, se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Po sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për ngjarjen ka reaguar më herët edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali.

Në një shënim në rrjetin social ajo shkruan se “dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, e njëjta dorë sipas saj e sherreve dhe rrëmujave”.

Veritas.com.al/