Lajmin e hidhur e bëri të ditur miku i tij, Zija Vukaj, para një ore. Ai shkruan se Ahmet Osja ishte nga njerëzit më të ditur e të virtytshëm që ka shkelur në rrugët e qytetit të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Njerëz të tillë vijnë rrallë dhe vdekja e tyre është gjithmonë e parakohshme- shkruan Vukaj

Ahmet Osja ka lindur në Shkodër në vitin 1939 isshte Profesor i shkencave bujqësore, i konsideruar si shkencëtar i misrit, dhe mban Urdhri “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Veritas.com.al