Rreth 250,000 vende pune të zëna nga puntorët e sektorit publik mund të zëvendësohen nga robotë në 15 vitet e ardhshme, duke qenë se inteligjenca artificiale ka përparuar me hapa galopantë, sipas një studimi të fundit.
Studimi, i kryer nga një grup shkencëtarësh Britanikë të shoqatës “Reform”, zbulon se në Britani, rreth 250,000 të punësuar nga shteti, përfshi edhe ata me punë në zyra qeveritare, shëndetësi apo transport, mund të zëvendësohen deri në vitin 2030, duke i shpëtuar taksapaguesit nga taksa që shkojnë deri në 4 miliard paund në vit.
U zbulua se robotët dhe inteligjenca artificiale, eventualisht do t’ia kalojë njeriut duke i marrë punën në sektorin publik dhe duke u bërë më efikase në aspektin e mbledhjes së të dhënave dhe punëve administrative, por gjithashtu edhe në punët në shëndetësi, si për shembull në përcaktimin e diagnozave të lehta për pacientët dhe në procedurat kirurgjike.
Njoftimi është njëfarë përpjekje për të inkurajuar qeverinë të përqafojë një model ekonomik ende më fleksibël, ku punëtorët marrin role të ndryshme për të dhënë furnizim aq sa duhet dhe atëherë kur duhet.
Në një konferencë për shtyp, “Reform” tha se studimi shpalos faktin se “këto shërbime publike mund të kthehen në shpikjen e madhe të ardhshme, duke përdorur një ekonomi të përshtatshme për të punësuar doktorë dhe mësues të përkohshëm.”
/Veritas.com.al