Një raport i sapo lëshuar ka dëshmuar të vërtetën e impaktit që ka emigracioni masiv në Gjermani: 18.6 milionë banorë, më shumë se një në pesë, në popullsinë totale, tani vjen nga origjinë e huaj.
Statistikat vijnë nga libri vjetor 2017, i cili përfundimisht vërteton shtrirjen e ndryshimit demografik që shumë gjermanë kanë supozuar në vite.
Shifrat tregojnë një divergjencë të madhe mes perëndimit të vendit dhe lindjes me disa zona në perëndim ku ka deri në 30% banorë me prejardhje të huaj- raporton Die Welt.
Rajoni me më shumë banorë me origjinë të huaj është Bremen me 30.5 për qind të popullsisë që vijnë nga origjinë jo- gjermane. Rajonet në lindje janë diametralisht të ndryshme, me mesatare vetëm 6.4 për qind ku Thuringia ka nivelin më të ulët, vetëm 6 për qind.
Vlerësohet se 4.3 milion e banorëve jo- Gjerman vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian dhe punojnë e jetojnë sipas marrëveshjes së kufijve të hapur ‘Shengen’. Polakët zënë numrin më të madh të qytetarëve të grupit të BE me një numër total prej 783,000 qytetarë polak që jetojnë në vend.
Ata që zënë numrin më të lartë të banorëve me origjinë jo gjermane, mes këtyre 18.6 milionë që nuk janë me origjinë gjermane, vijnë nga prejardhje turke. Këta zënë 15 për qind të totalit të këtij numri.
Turqit në Gjermani kanë zënë prezencën më të madhe gjatë viteve të fundit me dhjetra mijëra banorë, që kanë mbështetur presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pas grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar dhe referendumin presidencial në fillim të këtij viti.
Në vitin 2015, kriza e emigrantëve që shkaktoi një shpërthim të rritjes së popullsisë në Gjermani , statistikat treguan se grupi më i madh i emigrantëve vinte nga Siria me 326,379 persona, i ndjekur nga Rumunët me 212,182.
Veritas.com.al/