Nga: Damon Darlin dhe Chris Kahn,Reuters
(Reuters) – Më shumë se gjysma e amerikanëve nuk e miratojnë mënyrën se si Presidenti i SHBA Donald Trump po trajton marrëdhëniet me Rusinë, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos, të zhvilluar pas samitit të tij të diskutueshëm dhe konferencës së përbashkët me presidentin rus Vladimir Putin.
Megjithatë, performanca e Trump në samitin e Helsinkit, ku Trump nuk pranoi të fajësonte udhëheqësin rus për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe të hidhte dyshime mbi gjetjet e agjencive të zbulimit të SHBA, nuk duket të ketë ndikim në vlerësimin e tij të përgjithshëm.
Dyzetedy për qind e votuesve të regjistruar thanë se ata miratojnë punën e Trump në detyrë në opinionet e tyre ne anketimin e fundit, krahasuar me një mesatare ditore ndërmjet 40 dhe 44 për qind deri tani në korrik.
Sondazhi zbuloi se 55 për qind e votuesve të regjistruar nuk miratuan, ndërsa 37 për qind e miratuan trajtimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Mes Republikanëve, 71 për qind e miratuan trajtimin e tij të Rusisë në krahasim me 14 për qind të Demokratëve.
Trump ende gëzon përkrahje të gjerë midis votuesve republikanë, pavarësisht kritikave nga udhëheqësit e partisë në lidhje me fjalët dhe veprimet e tij, ndërsa qëndronte së bashku me udhëheqësin rus duke ju përgjigjur pyetjeve nga gazetarët, treguan rezultatet e sondazhit.
Trump befasoi edhe përkrahësit e tij kur ai lavdëroi udhëheqësin rus gjatë konferencës së shtypit për mohimin e “fortë dhe të fuqishëm “nga ana e tij mbi ndërhyrjen ruse.
Të martën, Trump u përpoq të qetësonte stuhinë politike pas komenteve të tij, duke thënë se ai kishte gabuar në konferencën e shtypit dhe kishte besim të plotë në agjencitë e SHBA. Por është shfaqur te devijoje nga kopja e tij duke shtuar: “Mund të jenë edhe njerëz të tjerë, ka shumë njerëz atje jashtë”,tha ai.
Shumica e votuesve të regjistruar, 59 për qind, pajtohen me konkluzionet e agjencive të zbulimit të SHBA se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet e SHBA,tregoi sondazhi i Reuters / Ipsos. Por vetëm 32 për qind e Republikanëve mendojnë se kjo është e vërtetë në krahasim me 84 për qind të Demokratëve.
Sondazhi i Reuters / Ipsos gjithashtu zbuloi një ndarje të dallueshme midis votuesve Republikanë dhe Demokratë lidhur me atë nëse Rusia duhet të konsiderohet si një kundërshtar i Shteteve të Bashkuara.
Në përgjithësi, 38 për qind e votuesve të regjistruar ranë dakord se Rusia është një armik i Shteteve të Bashkuara. Po kaq në përqindje e konsideronin Rusinë “një konkurrent”, ndërsa 8 për qind thanë se ishte “një mik”.
Megjithatë, gjysma e Demokratëve tha se ishte një armik, ndërsa vetëm një në tre Republikanë e konsideronte kështu.
Dyzet për qind e Demokratëve e përshkruan Rusinë si një kërcënim eminent, ndërsa vetëm 14 për qind e Republikanëve e miratuan këtë.
Në përgjithësi, 27 për qind e votuesve të regjistruar e konsideronin Rusinë një kërcënim eminent. Vetëm Koreja e Veriut mori përgjigjen më të lartë mbi këtë pyetje, 31 për qind.
Sondazhi gjithashtu pyeti amerikanët nëse ata mendojnë se autoritetet do të gjejnë prova për një marrëdhënie të paligjshme midis administratës Trump dhe Rusisë. Një shumicë e vogël, 51 për qind, tha se ishte e mundshme, ndërsa 77 për qind e Demokratëve dhe 19 për qind e Republikanëve e mendojnë këtë..
E njëjta ndarje e përgjithshme ishte e vërtetë kur u pyetën nëse Trump ose dikush nga fushata e tij ka punuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016. Në përgjithësi, 52 për qind e votuesve të regjistruar ranë dakord. Por 81 për qind e Demokratëve thanë se ishte e vërtetë kundrejt 19 për qind të Republikanëve.
Sondazhi i Reuters / Ipsos mblodhi përgjigjet nga 1,011 votues të regjistruar në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë 453 Republikanë dhe 399 Demokratë. Sondazhi ka një interval besueshmërie, një masë precizoni prej 4 pikë përqindjeje.
Veritas.com.al/