Në Poloni, 71 për qind e të intervistuarve janë në favor të bllokimit të emigracionit nga vendet me shumicë myslimane, krahasuar me 51 për qind në Itali. 65 për qind e të anketuarve në Austri dhe 61 për qind në Francë. 53 për qind e gjermanëve janë dakord për ndalimin e emigracionit nga vendet e me shumicë myslimane.
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Spanjë, edhe pse jo në maxhorancë, ka një minorancë shumë të madhe që nuk e duan emigracionin nga vendet me shumicë myslimane; në Britani 47 për qind dhe në Spanjë 41 për qind.
Shifra mesatare e popullsisë që voton kundër pranimit të emigracionit nga vende me shumicë myslimane është 55 për qind e të intervistuarve në 10 vende Europiane.
Përqindja e atyre që ose nuk përgjigjen ose shprehen “jo kundër” emigracionit nga këto vende, nuk e kalojnë shifrën 32 për qind në asnjë nga shtetet Europiane.
“Rezultatet janë të qarta” shkruan studiuesit në deklaratën për shtypin. “ rezultatet sugjerojnë që kundërshtimi publik ndaj çdo emigracioni në të ardhmen, është pa dyshim, i lindur në fushatën presidenciale të Donal Trump, por tashmë ka dalë nga SHBA dhe është përhapur në botë”, thanë studiuesit.
Të 10 vendet tashmë janë anëtare të Bashkimit Europian.
/Veritas.com.al/