By: Kassandra/

Komisioni Europian sapo ka blerë një vilë për 1.65 milion euro në zonën e Rolling Hills në periferi të Tiranës, Shqipëri.

Vila do të banohet nga përfaqësuesja e Delegacionit të BE, ambasadorja Romana Vlahutin, e cila kreu bisedimet për blerjen e vilës. Gjëja më kurioze është se në raportin për blerjen shënohet se BE shpenzoi  4.700 euro për 1 metër katror, ndërsa çmimi konkurrues për vilat në Rolling Hills radhitet nga 1000 euro në 2000 euro për metër katror.

Dyfishi i çmimit.

Çfarë mund të ketë më mbresë-lënës se çmimi 1.65 milion euro, për 345 metra katror për një vilë të Shërbimit të Jashtëm Europian, që mbikëqyr punën e një delegacioni që bën dhe kontrollon projekte?!

M<mjafton një klikim në një “web search” mbi shitjet e vilave në Shqipëri dhe do të zbuloni se për një vilë të bukur në Rolling Hills, mund të blihet për vetëm 850,000 euro me 600 metra katror sipërfaqe, që do të ishte shumë shumë e madhe për një ambasador.

Pavarësisht nga çmimi më i lartë, një çmim më i ulët do të paguhej për shërbimet sio pastrimi në një sipërfaqe më të vogël dhe një amortizim më i shpejtë në një vilë aq të madhe- do të vijë duke e rritur çmimin real nga koha në kohë.

Në përgjigjen e saj ndaj gazetës “New Europe”, zëdhënësja e punëve të jashtme të BE, Maja Kocijančič, tha se vendimi përzgjedhja e rezidencës në Shqipëri, ishte një “konkluzion i një analize gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe studimin e tregut dhe vlerësimin e  ekspertëve”. Në përgjigje ndaj kërkesave për këto dokumente, Kocijančič, u pozicionua në qëndrimin se dokumentet “nuk janë bërë publik”.

Përderisa analizat e pavarura dhe studimi i tregut nuk mund të quhen si të ndjeshme në sensin tregtar, gazeta, Neë Europe ka plotësuar një këkrkesë zyrtare për “hyrje në Dokumente” duke kërkuar që këto të bëhen publike nj interes të transparencës.

Sa afër e sa më afër duhej vila? Sa lirë dhe sa më e lirë?

Këtu janë mbështetur disa argumente të BE për blerjen me mbiçmim. Që rezidenca është e vendosur jashtë qytetit të Tiranës dhe thuajse larg nga zyrat e BE (rreth 8 kilometra), kjo është vështirë të të bindë. Argumentet për çmimin dhe cilësinë, është e vështirë të të bindin, sidomos në qoftë se marrim në konsideratë se Rolling Hills është një kompleks me vila  banime i ndërtuar tani vonë; dhe deri tani asnjë vilë nu është shitur me këtë çmim kaq të lartë.

Sidoqoftë, BE konsideron se “duke vënë gjithçka në llogari, presim që të kemi një kursim vjetor më të madh se sa me banesën me qira që kemi pasur deri tani”.

Dhe vërtet, qiraja për rezidencën e deritanishme ka qenë 8000 euro në muaj.

Mesatarisht, çmimi i qerasë për banesën e ambasadores është rreth 13 euro për metër katror (ose 4485 euro për 345 metra katror rezidencë) që do të thotë se çmimi për rezidencën në Shqipëri ndryshon nga një kosto mesatare te një çmim i lartë mbi 23 euro për metër katror.

Në çdo rast, çmimi prej 8000 euro në muaj për qiranë e apartamentit është më shumë se sa paguan Komisioni Europian për ndërtesën e zyrave në Bruksel. Dhe Tirana nuk ëhstë Bruksel.

(CONTINUED)

P5-top