KOMENT/

Edhe në këtë ‘murtajë’ që i ra njerëzimit përmes koronavirusit, është përsëritur thuajse e njëjta sekenë si ajo e përshkruar në romanin ‘Murtaja’  të Alber Kamysë. Aty përshkruhen ‘ fatlumët’  që do të përfitojnë përmes mashtrimit, abuzimit, rritjes së çmimeve, e gjithçka për të përfituar në kurriz të të pamundurve.

Edhe në Tiranë e në qytete të tjerë të Shqipërisë, që në ditën e parë të shfaqjes së koronavirusit, u shfaqën mashtruesit dhe t pamëshirshmit. U rrit çmimi i ilaçeve, çmimi i fruta e perimeve, i ushqimeve të tjera… Njerëz të poshtër dhe tregtarë të këqij që përfitojnë nga sëmundja dhe nga ‘murtaja’.

Qeveria ka marrë masa të rrepta kundër abuzuesve.

Kryeministri Rama ka urdhëruar që të merren masa të rrepta kundër tyre, të gjobiten deri 5 milionë lek dhe t’ u hiqet e drejta e ushtrimit të biznesit.

Task forca ka nisur kontrollet në furrat e bukës, farmacitë dhe marketet për abuzimin me çmimet.

Në një nga këto aksione task-forca e përbërë nga 4 institucione ka zbritur në terren dhe po verifikon të gjitha pretendimet dhe denoncimeve sa i takon abuzimeve me çmimet. Këto task-forca do të funksionojnë pa afat.

Por edhe mashtruesit nuk kanë afat, as orare, as mëshirë për të vepruar kundër njerëzve të pa mundur.

VERITAS.COM.AL