Si në rast se ndërtoni një kompani të re, filloni të punoni në një pozicion të ri ose thjesht po merrni më shumë përgjegjësi, shumica prej nesh kërkojnë t’ia nisin me këmbën e djathtë.

Por si duhet të sillet dikush për të ndikuar dhe për të fituar mbështetje për një ide apo projekt pas së cilit është i apasionuar ? Në përgjigje, ekspertët kanë dhënë 4 hapa për ndërtimin e besueshmërisë dhe ndikimit:

Krijoni besueshmëri

Kur hyni në një organizatë, detyra juaj e parë është për të krijoni besueshmëri. Ekspertët mendojnë se nuk ka ndonjë gjë më të rëndësishme se kjo. Ju thoni se çfarë do të bëni dhe bëni atë që thoni.

Nëse ju jepet një detyrë, ju duhet bta eekzekutoni mirë. Ju duhet të tregoni entuziazëm. Ju duhet të tregoni angazhim me misionin e organizatës. Njerëzit do të mësojnë t’ju besojnë.

Kontribuoni në objektivët e organizatës

Kur ka mundësi shfaqni profesionalizëm. Ndihmoni njerëzit e tjerë, por kurrë mos harroni qëllimin tuaj kryesor. Nëse nuk jeni të qartë në objektivat e rolit tuaj, ekspertët inkurajojë ti sqaroni këto qëllime me menaxherin tuaj.

Kërkoni sponsor me ndikim

Gjeni dikë me pushtet dhe autoritet që ka diçka për të fituar nga kjo që ju kërkoni të bëni. Ata duhet të kenë diçka për të fituar nga suksesi juaj. Juve ju duhet dikush që është në linjë me atë cka dëshironi të bëni.

Si do ta dini kur  keni fituar kredibilitet?

Vëzhgimi i fundit i ekspertëve është se ‘besueshmëria është ndërtuar përgjatë një shkalle në zbritje. Nëse ju keni një projekt të vogël dhe keni performuar mirë brenda këtij zarfi të vogël, kjo është mënyra se si ndërtohet besueshmëria. Dhe kur të vi moment do e ndieni ‘aq të mbushur zarfin’ sa një xhest do ju mjaftojë ta vini re vetë gjithcka…