Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të vendosur, çmimi i naftës është ulur me 3 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës me 1 lek për litër. Ndërkohë gazi është rritur me 1 lekë.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  18 Nëntor 2026, vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 204  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  192  lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 163 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 151 lekë/litër.

-Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë  59 lekë/litër për automjetet.

-Gjithashtu, çmimi i gazoilit  për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *