Pas protestës së banorëve të Zagorisë dhe qëndrimit kundër kërkimeve për naftë të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar edhe drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza.
Drejtori i SHELL, përmes një deklarate të shkurtër për mediat është shprehur se pas studimit të kryer nga kompania në bllokun 4, SHELL nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë.
Ai shprehet se kjo zonë është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe për pasojë nuk do të këtë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë.
“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nën-zonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar.”, tha ai.
Edhe kryetari i Qeverisë mohon shpimet në zonë dhe shton se nuk do të bëjë asnjëherë vaki të ketë shpime nafte në këtë zonë. Sipas kryeministrit, zona e Zagorisë është shpallur zonë e mbrojtur dhe ndërhyrje të tilla bien ndesh me vullnetin për t’i mbrojtur ato.
“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece, bgurore ,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftë-kërkuese! Nuk bën vaki.”
Veritas.com.al/