Sot bëhen plot 21 vite nga rënia e dytë e shtetit shqiptar, ku më 14 shtator 1998 mijëra persona të prirë nga liderë të Partisë Demokratike (në opozitë)  tentuan të marrin me forcë Kryeministrinë, e cila drejtohej nga Fatos Nano.

Edhe në mars të vitit 1997 kur PD mbante pushtetin ra shteti për shkak të dhunës.

Armët më të rrezikshme ndodheshin nëpër duart e qytetarëve, por aktivistët politik të opozitës mësyn Gradën e Republikës ku rrëmbyen tanke dhe iu sulën qeverisë, institucioneve dhe selisë së TVSH.

Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.

Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë.

Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.

Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës si një dëshmi e ngjarjeve të rënda.

Ngjarja e rëndë u justifikua si ‘zemëratë për vrasjen e Azem Hajdarit’. Nën akuzat që Azem Hajdari u vra nga pushteti qytetarët shqiptarë dolën në shesh në mënyrë të dhunshme. ku të armatosur sulmuan kryeministrinë. Edhe vetë arkivoli me trupin e Azem Haajdarit u përdor për të goditur portën e madhe të selisë së qeverisë.

Vetëm ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës në Tiranë i detyroi terroristët q ëtë tërhiqeshin në selinë e PD ose edhe të shpërndaheshin pa shpresë se mund të merrnin pushtetin.

Në 21 vjetorin e gjunjëzimit të shtetit shqiptar ju sjellim fotot më të spikatura të cilat nuk janë transmetuar shpesh në media: