Nga: Ndoc Bushgjoka/

 Ja se çfarë shkruan Ismail Kadare para pesë vjetësh:

‘Një pazar i çuditshëm, i turbullt, gjithmonë i pashpallur, zhvillohej ditë e natë, ndër dhjetëra e dhjetëra vite, ne gjithfarë mjedisesh,ne dhoma miqsh,ne log te burrave,por me shume në ndërgjegje të trazuara.

Për dy shekuj a tre ai u kthye ne makthin kryesor te shqiptarëve,

Jep kryqin te marrësh poste dhe grada.

Mbaj kryqin, jep gjuhen shqipe.

Mbaj kishën, jep Kastriotin.

Merr tituj, jep emrin shqiptar.

Mbaj armën, jep kryqin.

Dhe kryesorja:  Që të jesh turk,do te përfitosh si i tille. Por,ndërkaq, si i tillë, pra si i pabesë do të ndëshkohesh.

Qysh nga ajo kohë, fjala turke ” allishverish “, që thjesht do te thotë ” marrëdhënie”, do te merrte atë hije te keqe qe nuk do t’i ndahej asnjëherë.

Qysh ne atë kohë ndërgjegjja shqiptare do te merrte atë krisje qe nuk do te riparohej dot dhe si e tille, ende e pariparuar do te mbërrinte deri ne ditët tona.

Raportet marrëdhënie-allishverish, liri-robëri,shpesh herë haptas a me maska, do te përbënin thelbin e një kundërthënieje tragjike: Shqiptaret, më te privilegjuarit, e po ata- me te ndëshkuarit.

Midis tyre, përbri filozofisë kryeneçe e egërshane të lirisë, do te mbinte, ne fillim- e druajtur e tinzare, e me pas- jo, e kundërta e saj, filozofia e robërisë”.

 

Ismail Kadare