Koment nga:  27.al

Gjermania i kërkon prerë Edi Ramës të nxjerrë para drejtësisë blerësit e votave. Pas deklaratës së Berlinit zyrtar për “djegien e mandateve” nga deputetët e opozitës shqiptare, Deutsche Welle e pyeti Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme edhe për protestat e opozitës. Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është si më poshtë:

“Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore.”

Deklarata zyrtare e ministrisë së Jashtme gjermane është në të njëjtën linjë me qëndrimin e mbajtur nga opozita në lidhje me blerjen e votave nga krimi i organizuar në pushtet. Opozita deklaroi që arsyeja përse nuk mund të qëndrojë më në Kuvend, ndaj dogji mandatet, është blerja e votave e provuar nga hetimet dhe përgjimet e partnerëve në katër qarqe të vendit.

Dosja e njohur ndryshe me emrin “339” nuk po hetohet nga Prokuroria dhe kryeministri konsiderohet pengesa kryesore e mos lejimit të hetimeve. (27.al)