Renie e bursave botërore në Mars.Eshtë basti i hedge fund më të madhnë botë, Bridgewater, themeluesi i të cilit Ray Dalio sapo ka nënshkruar kontrata sigurimesh për 1.5 miliardë dollarë për të mbrojtur portofolin e menaxhimit te fondit, 150 miliardë dollarë ne aksione dhe investime financiare. Ky lloj veprimi,put options, siç kujton  Corriere della Sera, lejon te “shesesh tituj  me një çmim te paracaktuar dhe brenda një date të caktuar”, përpara se të bien kuotat.
Wall Street Journal ka zbuluar strategjinë e Dalio-s, qe u mbrojt duke folur se u kujdes ndaj klientëve të saj. Të gjithë treguesit e ekonomisë dhe të financave amerikane janë pozitive, nga rritja e PBB-së te konsumi i brendshëm, nga rreziku i recesionit akoma larg, sipas Rezervës Federale,te indeksi i Dow Jones si dhe ai i Wall Street qe në një vit kane fituar 10.9 përqind. “Rritja ekonomike ka zgjatur, pa ndërprerje, që nga viti 2009”, përfundon Corsera. Shumë?

Veritas.com.al/