Pretendimet e dhëna në publik nga zonja Elona Gjebrea- ish zëvendës ministre e Brendshme dhe tani deputete e PS, se as ka udhëtuar me ish- ministrin Tahiri drejt Greqisë dhe as është thërritur nga Prokuroria, bien poshtë nga të dhënat e sistemit TIMS.

Sipas këtyre të dhënave, zonja Gjebrea është nisur bashkë me zotin Tahiri nga porti i Sarandës drejt shtetit grek më datë 8 gusht 2014, një vit pasi Saimir Tahiri ishte emëruar ministër i Brendshëm. Aktiviteti i tij i supozuar për trafikimin e drogës bashkë me kushërinjtë Habilaj, presupozohet se kishte nisur mbarë. Udhëtimi i Ministrit dhe i zëvendësministres, në shoqëri vetëm të njëri tjetrit, duket se është bërë me qëllim që në Greqi, jashtë syve të publikut shqiptar, të takohen me grupin e Habilaj që tani ndodhen të arrestuar në Itali.

Këtë supozim e mbështet fakti se pas 6 ditësh, ende pa u kthyer Tahiri dhe Gjebrea nga Greaqia, drejt Greqisë udhëton Artan Habilaj, vëlla i Miosi Habilaj që kryeson bandën e trafikut dhe që është kushëri me Saimir Tahirin. Presupozohet se grupi është takuar dhe kanë qëndruar edhe dy ditë të tjera në shoqërinë e njëri tjetrit.

Më 16 gusht 2014, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea janë kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë Botës në Sarandë. Kthimi i tyre është bërë me makinën shumë të përfolur ‘Audi 8’ me targa AA 003 GB’ në pronësi të Tahirit por që përdorej nga Moisi Habilaj- sipas sistemit TIMS.

Ndërsa të dy bashkudhëtarët: Tahiri dhe Gjebrea kur kanë dalë nga kufiri shtetëror i Shqipërisë, kanë udhëtuar pa makinë; ata kanë marrë tragetin e pasagjerëve Sarandë- Kurfuz. Por janë kthyer me makinën  në pronësi të Tahirit, të ‘shitur’ kushërinjve ‘Habilaj.

Zonja Gjebrea është thërritur për shpjegime rreth këtij udhëtimi, në Prokurorinë e Krimeve të rënda, më 17 Nëntor. Dosja ‘Gjebrea’ i është bashkëngjitur dosjes ‘Tahiri’.

Veritas.com.al/