Zjarri që ka rënë mbrëmë në kurorën e gjelbër të qytetit, rreth orës 21.30 ka pasur ulje- ngritje vallë valë, duke krijuar edhe më shumë ankth për njerëzit.

Mbrëmë shefi i Emergjencave Civile shprehu besimin se ‘zjarri do të kontrollohet”, ndërsa në mëngjes kishte një aktivizim të zjarrit.

Një helikopter që fluturoi drejt Tepelenës për ndihmë zgjoi përsëri shpresa se ‘do të vihej nën kontroll”.

Por sot pasdite ka një gjallërim të rrufeshëm të flakëve të zjarrit.

Flakët janë riaktivizuar sërish ditën e sotme në kodrën mbi Tepelenë i janë afruar banesave dhe varrezave të dëshmorëve të qytetit.

Nga pamjet, shihet se flakët janë vetëm disa metra larg një banese private.

Janë rreth 30 banesa që rrezikohen nga flakët.

“Vatra e zjarrit e nisur mbrëmjen e djeshme në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës është riaktivizuar sërish. Emergjencat Civile kanë nisur një helikopter për shuarjen flakëve nga ajri pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë”, njoftuan Emergjencat Civile.

Veritas.com.al/