Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje telefonike në A2, konfirmoi se tërmeti i orëve të parë të së martës ishte me magnitudë 6.3 i shkallës rihter.
Ai ka bërë të ditur se tërmeti i parë është shoqëruar nga disa lëkundje të tjera relativisht më të lehta, për të cilat shprehur se është normale.
“Një tërmet i fuqishëm shoqërohet gjithmonë nga pas lëkundje. Kjo është normale”, thotë ai, ndërsa konfirmon se goditja më e madhe ka kaluar.
Veritas.com.al