Kristofori, i lindur në fshatin Vuno të Vlorës, do të prehet po aty, sipas njoftimit nga familja.

“Artisti i Merituar” e nisi karrierën e tij në vitin 1971, kur u emërua nga trupa profesionale e Teatrit Popullor, i njohur sot si Teatri Kombëtar.

Ai shkëlqeu si në teatër, ashtu edhe film, ku spikati fillimisht me rolin e tij të Stavrit, në filmin Lulëkuqet mbi mure.

Për sa i përket teatrit, përtej rolit të Perikliut tek “Pallati 176”, ai ka luajtur role me rëndësi në shfaqjet “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Prefekti”, “Viti 61” apo më vonë edhe në shfaqjen “Arturo Ui”.