SPILLE- Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u kanë ardhur në ndihmë 8 personave, mes tyre 7 familjarë, pasi skafi me të cilin po lundronin pësoi defekt në motor dhe rrezikonte të fundosej.

Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas një njoftimi për një mjet lundrues që kishte kërkuar ndihmë, rreth një milje larg bregut, në drejtim të Forsilukut.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke tërhequr skafin dhe e nxjerrë në breg në zonën e Karpenit.

Të 8 personat në bord rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan efektivët për ndërhyrjen dhe ndihmën e dhënë.

Pas verifikimeve, rezultoi se skafi kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi i tij dispononte leje drejtimi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *