Altin Prenga i Mrizit të Zanave është një nga shqiptarët që inkurajon dhe vë në piedestal prodhimet vendase, por duket se ka sosur durimi dhe për të!. Ai bën apel që shqiptarët të ndryshojnë plotësisht mentalitet në bizneset e tyre, qofshin bare, ristorante, agriturizëm dhe të vendosin në menu prodhimin vendas. Ai jep shembullin e mollëve shqiptare, me të cilat, duke përveshur mëngët, mund të bëhen torta, lengje të freskëta dhe shumë më të vlefshme sesa lëngjet industrial. Kur do të kuptohet dhe përqafohet kjo ide e një pioneri në agriturizmin shqiptar siç është Altin Prenga?

“Keni parë ju vende malore në botë me kodra e fusha plot me mollë por asnjë bar, kafe, restorant nuk të ofron një lëng molle me krenari, një tortë me mollë, një mollë të pjekur, një sallatë me mollë etj ?

Ç’i kemi kta pastiçeri dhe restorante “tradicionale” me kta receta ku nuk përdoret lënda e parë vendit por vetëm sheqer, margarinë dhe miell si në kohët e qoftëlargut !

Duhet të ndryshojmë urgjent të gjithë!!

Çfarë turizmit bëjmë duke ofruar pije industriale në vend të lëngut me fruta stine vendore?

Albert Begolli me djalin e tij Canin në Vranisht të Devollit më tregoi se kanë shitur në sezon edhe me 3 lek një kg mollë!!!!!!!!

Sot mora 3000 kg mollë më çmim të padrejtë për ta nga 20 lek deri tek 45 lekë.

Por 3000 kg për kta prodhues është një pikë në oqean.

Duhet ndryshim mentaliteti urgjent nga të gjithë.

Mjafton një shtrydhëse në çdo bar, kafe, restorant, hotel të Korçës, Dibrës dhe çdo cepi të Shqipërisë tabela me shkrimin Mollë Korçe, Devolli, Dibre, Shegë Berati, Lezhe etj etj!!

Dhe nqs mendoni se e kam gabim më shkruani një recetë tradicionale me mollë?

Sa për info tuajën ëmbëlsira tiramisu është shpikur në vitet 70 dhe sot ajo gatuhet gjithkund, na duhet të ndryshojmë mentalitet urgjent, faleminderit!!”, shkruan Altin Prenga.