7.8 milion euro energji do të blihen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, vetëm për muajin dhjetor.Energjia do të importohet nga 3 kompanitë GEN-I Tirana, Shoqëria GSA dhe Shoqëria EFT AG.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkoi gjithsej 178,560 MWh për të importuar.
Monitor.al raporton se kjo sasi energjie do të kushtojë gjithsej 7 milion e 647 mijë e 129.6 euro (pa TVSH).
Nëse shtohet vlera e TVSH, atëherë llogaritet se do të paguhen rreth 7 milion e 800 mijë euro.
Por skandali qëndron në faktin se, çmimi me të cilën do të blihet sasia e energjisë, është sa dyfishi i çmimit në bursën e Hungarisë.
Nëse në bursë sot, çmimi është vetëm 20 euro, OSHEE ka paguar pak më shumë se 42.5 euro për MWh në marrëveshjen prej secilave nga kompanitë private.
Energjia u ble nga Kompania GEN-I Tirana me një çmim për njësi: 42.71 euro/MWh.
Nga shoqëria GSA me një çmim për njësi 42.85 euro/MWh dhe nga Kompania EFT me çmim për njësi 42.89 euro për MWh.
Burimet zyrtare të OSHE pranuan se, për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, çmimi në bursën hungareze të energjisë, ka rënë në nivelet e 20 dollarëve për MWh.
Pra Shqipëria po blen me dyfishin e çmimit të energjisë, edhe pse reshjet vazhdojnë prej një jave. Madje reshje që në zona të caktuara kanë shkaktuar edhe përmbytje.
Arsyetimi banal i OSHEE-së është se, në momentin e zhvillimit të garës, këto ishin çmimet në bursën e Hungarisë që merren si referencë në tenderët e kompanive shtetërore të energjetikës (KESH dhe OSHEE), rreth 40-45 euro afërsisht me nivelin e çmimit që ka tenderuar OSHE pak ditë më parë.
1. Shoqëria GEN-I Tirana:
Periudha: 01.12.2015 – 31.12.2015;
Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqipërisë), nga e Hëna ne te Diele;
Kapaciteti: 60 MW;
Sasia: 44,640 MWh;
Çmimi/njësi: 42.71 Euro/MWh;
Vlera totale: 1,906,574.4 Euro;
Pika lëvrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri,
Kapacitetet Siguruar nga GEN-I Tirane
2. Shoqëria GSA sh.p.k.:
Periudha: 01.12.2015 – 31.12.2015;
Profili i lëvrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqipërisë), nga e Hëna ne te Diele;
Kapaciteti: 110 MW;
Sasia: 81,840 MWh;
Çmimi/njesi: 42.85 Euro/MWh;
Vlera totale: 3,506,844.00 Euro;
Pika levrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri,
Kapacitetet Siguruar nga GSA sh.p.k.
3.Shoqëria EFT AG sh.p.k.:
Periudha: 01.12.2015 – 31.12.2015;
Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hëna ne te Diele;
Kapaciteti: 70 MW;
Sasia: 52,080 MWh;
Çmimi/njesi: 42.89 Euro/MWh;
Vlera totale: 1,906,574.4 Euro;
Pika levrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri