Twitter dhe Facebook bllokuan faqen e Presidentit Trump për herë të parë të Mërkurën në mbrëmje, me të dy platformat duke thënë se ai shkel politikat e tyre dhe Twitter shkoi një hap më tej për ta paralajmëruar atë se më shumë shkelje të rregullave të tyre do të rezultonin në një “pezullim të përhershëm”.

Masa e Twitter erdhi pasi gjiganti i mediave sociale hoqi një video që Presidenti shkroi në Twitter, në të cilën ai u tha protestuesve që kishin sulmuar Capitolin të “shkonin në shtëpi”, duke pohuar se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur”.

Protestat e dhunshme shpërthyen në Capitol Hill gjatë një seance të përbashkët të Kongresit për të vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

“Në lidhje me situatën ne vazhdim në Uashington, D.C., ne po punojmë në mënyrë proaktive për të mbrojtur shëndetin e bisedës publike që ndodh mbi shërbimin dhe do të marrim masa për çdo përmbajtje që shkel Rregullat e Twitter”, tha Twitter në një deklaratë.

“Kërcënimet dhe thirrjet për dhunë janë kundër Rregullave të Twitter dhe ne po zbatojmë politikat tona në përputhje me rrethanat.”

“Kjo do të thotë që faqja e @RealDonaldTrump do të kyçet për 12 orë pas heqjes së këtyre tweetimeve,” postoi Twitter. “Nëse Tweetimet nuk hiqen,  faqja do të mbetet e kyçur.”

Facebook, gjithashtu, hoqi video mesazhin e presidentit dhe bllokoi faqen e tij për 24 orë, duke e ndaluar atë të postonte në faqen e tij në Facebook.

VERITAS.COM.AL/