Në prokurorinë e Pukës janë referuar materiale hetimore për katër persona për veprën penale “pagim i pensioneve për shtatë shtetas pas vdekjes”.
Katër punonjësit janë nga Drejtoria e Postës Pukë. Policia deklaron vetëm inicialet e emrave të tyre: D.H, D.K, D.SH, B.A. dhe M.B.
Po nga Posta Shqiptare në Pukë, u është paguar pension pas vdekjes katër shtetasve nga punonjësit me inicialet A.L, N. M.
Prokuroria do të hetojë mbi skandalin, i cili mendohet të jetë edhe më i përhapur. Nëpunësit e administratës civile e kanë kthyer në “praktikë pune’ pagesën për persona pas vdekjes.
Veritas.com.al/