
Socialistët do të mbledhin sot në orën 11:00 Kongresin Zgjedhor. Në fokus të forumit më të lartë drejtues do të jenë jo vetëm punët e partisë, por edhe sfidat dhe arritjet e qeverisë.
Mësohet se Kongresi do jetë i ndarë në tre sesione, ku në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, Ministrat e kabinetit “Rama 3” do të paraqesin arritjet e deritanishme.
Pjesa e dytë do t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit, ku pritet të flasin Ministrja e Shtetit për Administratën Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion.