Sot do nënshkruhet kontrata për Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga konsorciumi pjesë e të cilit është edhe politikani Behgjet Pacolli.

 Balluku: Do jetë i kategorisë 4 E , pra më e larta dhe me i miri në vend.

Do kemi sektorin e mirëmbajtjes së avionëve dhe kargove, të parën nuk e kemi në Shqipëri dhe do nxisë zhvillimin në vend. Ngritja e e akademisë se aviacionit civil do jetë një hap tjetër që do marrim.

Kështu që aeroporti i Vlorës, me pistën mbi 3km, dhe me kargon do shënojë një hap të ri në aviacionin shqiptar.
Aeroporti i Vlorës është dizenjuar si porta kapëse dhe hyrëse në bregdetin shqiptar.

Do hapë mundësi shumë të mëdha investimesh në sektorin turistik. Punimet do nisin brenda 14 muajsh, është një aeroport që do ngrihet sipas të gjitha kritereve europiane si dhe do ketë dhe një studim arkeologjik, pastaj 8 muaj do jenë në dispozicion për krijimeve të veçantë dhe bërjen e
masterplanit.

Këto janë afatet maksimale të ligjit, por ne do mundohemi ta mbyllim sa më shpejt.
Në fazën e parë që përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve, faza e dytë e saj përfundon pas vitit të 4 të operimeve.

Aeroporti i Vlorës do ketë jo vetëm injektimin direkt 100 mln euro në ekonomi, por dhe indirekte, në punësim etj.

Vijon…