Durrësi ka nisur zyrtarisht sezonin e kroçierave turistike edhe për këtë vit kalendarik.  Në portin e Durrësit mëngjesin e kësaj të hëne është ankorua “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 134 turistë, kryesisht francezë.

“Bukuroshja e Adriatikut”, për të disatin vit radhazi ka hapur siparin e sezonit turistik për kroçierat, të cilat sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit një ditor në Durrës, turistët e huaj ndalen në sitet arkeologjike të Durrësit, Krujës e Tiranës.

Anija me gjatësi 111 m, e cila lundron nën flamurin belg u ankorua në kalatën 5 të portit.

Ndërkohë mësohet se ky udhëtimin nuk do të jetë i vetmi drejt Durrësit për këtë vit, pasi është planifikuar që gjatë sezonit turistik kjo anije turistike të vizitojë portin më të madh të vendit edhe 5 herë të tjera.

“Monet”, “Sea Cloud, “Amadea” apo “Seven Seas” janë disa nga kroçerat që do të rikthehen edhe këtë sezon në portin e Durrësit.