MANDEL NGAN/AFP/Getty Images

Votuesit e mundshëm të Shteteve të Bashkuara, më të shumtët, kundërshtojnë idenë e më shumë hetimeve ndaj Presidentit Donald Trump pasi gjetjet e përmbledhura të hetimeve të këshilltarit te posaçëm Robert Mueller nuk gjetën bashkëpunim me rusët.

Nga 1.000 votues të mundshëm, të anketuar nga Rasmussen nga 25 deri 26 mars, 61 për qind thanë se është koha që demokratët e kongresit të kalojnë në çështje të tjera dhe të largohen nga kërkimi i provave të marrëveshjeve të fshehta ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trump dhe Rusisë. Kjo edhi pasi Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr lëshoi një letër në Kongres duke përmbledhur gjetjet e hetimit të Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Letra e Barr thotë se Mueller gjeti se Trump dhe bashkëpunëtorët e Trump te fushatës nuk bashkëpunuan me rusët në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht ofertave të shumta.

Votuesit e anketuar nga Rasmussen u pyetën: “Tani që hetimi i Muellerit ka dështuar të provojë se fushata e Trump bashkëpunoi me qeverinë ruse, a duhet që demokratët e kongresit të bëjnë hetimet e tyre apo duhet të kalojnë në çështje të tjera?”

Vetëm 31 për qind e votuesve të mundshëm të anketuar donin që demokratët e kongresit të zhvillonin hetimet e tyre pavarësisht raportit të Muellerit që nuk gjeti asnjë bashkëpunim.

Një sondazh i ngjashëm u mor në mes të muajit shkurt para se rezultatet e hetimit të Muellerit të ishin përcaktuar dhe përmbledhja e Barr te bëhej publike. Sondazhi pyeti: “Nëse hetimi i Muellerit nuk arrin të gjejë dëshmi se fushata e Trump ka bashkepunuar me qeverinë ruse, a duhet demokratët e kongresit të bëjnë hetimet e tyre apo duhet të kalojnë në çështje të tjera?” Vetëm 29 për qind favorizuan hetim shtesë te kongresit në kohën e duhur, ndërsa 63 për qind thanë, “Ec përpara.”

Sondazhi i mesit të muajit shkurt survejoi 1.000 zgjedhës të mundshëm dhe u zhvillua ne 13-14 shkurt.

Veritas.com.al/