Një sondazh i ri nga “The Huffington Post” tregon se vetëm një e katërta e grave besojnë se akuzat për sjellje të pahijshme seksuale ndaj gjyqtarit të Gjykatës Supreme Brett Kavanaugh janë të besueshme.
25 për qind e përgjigjeve te grave thonë se akuzat kundër Brett Kavanaugh janë të besueshme, ndërsa 35 për qind thonë se nuk kanë dëgjuar mjaftueshëm për të vendosur dhe 18 për qind nuk janë të sigurt, sipas një sondazhi të ri nga HuffPost / YouGov.
Për burrat, ka më pak të cilët janë të pavendosur: 28 për qind thonë se ata i konsiderojnë akuzat të besueshme, por 34 për qind thonë se nuk janë të besueshme. 29 për qind e meshkujve nuk kanë dëgjuar mjaftueshëm dhe 10 për qind nuk janë të sigurt.
Sondazhi është marrë në mes të 17-18 shtatorit dhe ka marre si shembull 1000 të rritur në SHBA.
Në një artikull të Uashington Post të botuar të dielën, Christine Blasey Ford akuzoi Kavanaugh se e kishte dhunuar seksualisht kur ishte 17 vjeç dhe “ishte i dehur” në shkollën e mesme në vitin 1982.
Sipas raportit të Post’s, ai thuhet se “i kishte ngritur rrobat e saj, duke e ngjeshur trupin e tij kundër trupit te saj dhe duke u përpjekur t’i heqë kostumin e banjës një- copësh dhe veshjet që ajo mbante mbi të”.
Kavanaugh ka mbrojtur veten nga akuza, duke thënë, “Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë gjë si ajo që akuzuesja përshkruan-asaj ose kujtdo.”
“Sepse kjo nuk ka ndodhur kurrë, nuk kisha asnjë ide se kush po e bënte këtë akuzë derisa ajo u identifikua dje,” tha ai.
Mark Judge, një shok klase i Kavanaugh i cili u përmend nga Ford, tha se akuzat ishin “absolutisht çmenduri”.
Shumë republikanë janë duke qëndruar me Kavanaugh. Gjatë Samitit të Votuesve të Vlerave të Premten, udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell tha: “Ju e keni parë luftën. Ju i keni pare taktikat. Por ja kjo është ajo që unë dua t’ju them: në të ardhmen e afërt, gjyqtari Kavanaugh do të jetë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. ”
“Pra miqtë e mi, mbajeni besimin. Mos u tronditni nga e gjithë kjo. Ne do të shkojmë drejt kësaj dhe do të bëjmë punën tone, “shtoi McConnell.
Veritas.com.al/