Nga L. Skiro/

Menjëherë pas Ramës, media e Soros bën të njëjtën akuzë ndaj Metës: Abuzim me shpenzimet.

Agjencia e lajmeve BIRN- e shpallur si media e sponsorizuar nga George Soros, në Ballkan, ka hapur llogaritë e mbajtura “në sënduk” ndaj LSI dhe Ilir metës.

BIRN shkruan se të të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar e pakursyer për kompaninë e saj lobuese në Uashington, por shumica e shpenzimeve nuk janë raportuar në KQZ, duke ngritur hije dyshimi mbi burimin e parave.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Departamentin e Drejtësisë në SHBA tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS.

Fakti që BIRN i Ballkanit qenka kaq familjar me Departamentin e Shtetit do të thotë se të dhënat janë marrë nga periudha kur në State departament ishte Hillary Clinton dhe George Soros.

Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë amerikane si dhe rimbursim të shpenzimeve, që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane- shkruan media BIRN.

Media merret me detaje:

“Shumat e paguara për GSIS-së i kanë siguruar liderëve të LSI-së takime të nivelit të lartë në Uashington. Megjithatë, LSI ka dështuar t’i raportojë të gjitha shpenzimet e kryera për llogari të kompanisë amerikane në raportin vjetor financiar të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ për vitin 2016, çka ngre dyshime për origjinën e parave dhe përbën shkelje ligjore”.

“E kontaktuar nga BIRN, LSI nuk iu përgjigj deri në botimin e këtij shkrimi një kërkesë për koment mbi mos-raportimin e plotë të pagesave të bëra për lobuesin amerikan dhe gjithashtu nuk sqaroi origjinën e parave me anë të të cilave GSIS është paguar”- shkruan BURN, një frazë klishe kjo e mediave “fake” që nuk duan të transmetojnë edhe opinionin e “gjahut” të tyre; që në këtë rast është LSI.

Agjencia BIRN ka shkruar një shkrim shumë të gjatë duke prurë evidenca pa fund nga ato që thotë se i ka gjetur në arkivat e Departamentit të Shtetit, por kuptohet që kjo ka ndodhur gjatë periudhës së Clinton- Soros- Podesta.

Guximi i kryeministrit Rama për të sulmuar LSI sot në Kuvend e akuzë “për sponsorizime” duket që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me fushatën mediatike të Soros. Tani që multimiliarderi i akuzuar për gjenerim trazirash, situata mund të përkeqësohet.

/Veritas.com.al/