Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 20-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

 Edhe Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh përkujtimor në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Rama shkruan se kjo ditë do të mbetet në kujtesë dhe vetëdijen e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

11 shtatori, sipas kryeministrit ka hyrë në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, në zemër të saj.

Postimi i plotë:

20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

Edhe kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter shkruan se “ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona”.

VERITAS.COM.AL