TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkruar për datën 5 shtator, e cila është një datë simbolike dhe bën krenar cilindo shqiptar, pavarësisht vendit ku jeton.
Bëhet fjalë për shenjtërimin e Nënë Terezës, e cila zgjodhi të qëndronte gjithmonë pranë njerëzve të pamundur dhe të varfër.
Shefi i qeverisë thotë se Nënë Tereza i dëshmoi botës forcën e dashurisë dhe të dhembshurisë.
“Kjo Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares që i dëshmoi botës forcën e dashurisë dhe dhembshurisë”, shkruan Rama.
5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989./