Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se moti i keq do të përfshijë detin Jon dhe detin Adriatik duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019.

Më e mira që mund të bëhet- njofton DPD- është të evitohet dalja në det gjatë këtyre dy ditëve.

Era e fortë dhe temperatura nën zero do të karakterizojnë këtë javë të parë të vitit, ndaj autoritetet detare kanë kërkuar nga të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore të bëjnë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasojë e motit të keq.

Veritas.com.al/