Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus duke e cuar në 609 totalin e të infektuarve në vendin tonë.

Nga rastet e reja, për herë të parë që prej shpërthimit të sëmundjes, Tirana nuk ka regjistruar asnjë rast të ri. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Harta e të prekurve zgjerohet në Kurbin dhe në Krujë.

Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345. Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.”, tha Dr. e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Veritas.com.al/